Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

Written by

in

Senatori demokrat i drejtohet JD Vance-it: “Je frikacak”, e akuzon se po distancohet nga Trump pas humbjeve në zgjedhje

Senatori i zgjedhur demokrat nga Michigan-i, Abdul El-Sayed, ka kritikuar ashpër zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, gjatë një interviste për CNN.

Fillimisht, El-Sayed u shpreh se është “i gatshëm të punojë së bashku” me Vance-in, por më pas e quajti atë “frikacak”, duke e akuzuar se po përpiqet të distancohet nga presidenti Donald Trump vetëm pas humbjeve historike që republikanët pësuan në zgjedhjet e mesmandatit.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur rezultatet e zgjedhjeve kanë shkaktuar tronditje brenda Partisë Republikane dhe kanë nxitur diskutime për të ardhmen politike të administratës Trump.

El-Sayed kritikoi atë që e konsideron përpjekje të Vance-it për t’u larguar nga përgjegjësia politike për humbjet, pasi më parë kishte qenë pjesë e administratës së Trumpit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali