Serbia gjobitet nja 75 mijë euro nga UEFA

Serbia gjobitet nja 75 mijë euro nga UEFA

Written by

in

Serbia gjobitet nja 75 mijë euro nga UEFA

Serbia është gjobitur në total 75 mijë euro nga UEFA pas ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve.

Sipas Reuters, ata janë dënuar me 50 mijë uero për sjellje raciste të tifozëve.

“Serbia do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme si vendase pa praninë e tifozëve, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 50 mijë euro pasi tifozët shfaqën sjellje raciste dhe diskriminuese në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Holandës, njoftoi të premten UEFA”, shkruan Reuters.

Federata Serbe gjithashtu u gjobit me 22 mijë e 500 euro për mesazhe të papërshtatshme për ngjarje sportive, dy mijë euro për ndezje mjetesh piroteknike dhe 15 mijë euro për hyrjen e tifozëve në fushë në dy takimet.

Ndërkaq, për përballjen me Holandën në Amsterdam, Serbia u gjobit me 20 mijë euro dhe UEFA ua ndaloi shitjen e biletave të tifozëve për ndeshjet në udhëtim, por ky dënim është me kusht për dy vjetët e ardhshëm.