Sherr gjatë kërkimit të lëmoshës në Pejë – burri dyshohet se goditi gruan me shuplakë dhe e tërhoqi për flokësh, ajo strehohet me fëmijët

Sherr gjatë kërkimit të lëmoshës në Pejë – burri dyshohet se goditi gruan me shuplakë dhe e tërhoqi për flokësh, ajo strehohet me fëmijët

Written by

in

Sherr gjatë kërkimit të lëmoshës në Pejë – burri dyshohet se goditi gruan me shuplakë dhe e tërhoqi për flokësh, ajo strehohet me fëmijët

Një rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një fjalosjeje gjatë kohës që po kërkonin lëmoshë. Pas incidentit, gruaja është vendosur në një shtëpi të sigurt së bashku me fëmijët, ndërsa burri është liruar në procedurë të rregullt.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 18:00, ndërsa Policia ka ndërhyrë në fshatin Ozdrim të Pejës, ku ka hasur në veturën e të dyshuarit, brenda së cilës ndodheshin edhe bashkëshortja dhe fëmijët.

Sipas deklarimit të viktimës, F.Sh. rreth 21 vjeç, ajo kishte qenë së bashku me bashkëshortin, A.Sh. rreth 27 vjeç, në Banjë të Pejës, ku po kërkonin lëmoshë.

Aty, sipas saj, mes çiftit kishte nisur një fjalosje, e cila dyshohet se është përshkallëzuar gjatë kthimit për në shtëpi.

Gruaja ka deklaruar se bashkëshorti e kishte goditur me shuplakë në fytyrë dhe më pas e kishte tërhequr për flokësh, ndërsa në veturë ndodheshin edhe fëmijët e tyre.

Pas ndërhyrjes së Policisë, të dy bashkëshortët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me përfshirjen e Qendrës për Punë Sociale, gruaja dhe fëmijët janë vendosur në një shtëpi të sigurt, për t’u larguar nga situata e raportuar e dhunës.

Ndërkohë, pas konsultimit me prokurorin, A.Sh. është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sherr gjatë kërkimit të lëmoshës në Pejë – burri dyshohet se goditi gruan me shuplakë dhe e tërhoqi për flokësh, ajo strehohet me fëmijët appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali