Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, të cilin e priti në takim.
Në njoftim Presidenca tha se Shiroka-Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.
“Ajo theksoi se Kosova është vend proeuropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve europiane”, thuhet në njoftim.
Presidenca tha se ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka-Pula për qasjen e saj “konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës”.
Shiroka-Pula vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës europiane të vendit.