Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, 13 persona arrestohen në Shkodër

Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, 13 persona arrestohen në Shkodër

Written by

in

Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, 13 persona arrestohen në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar 13 persona, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike të qytetit, në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër, pas tre muajsh hetime me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Sipas Policisë, të dyshuarit ishin organizuar në disa grupe dhe dyshohet se ushtronin veprimtarinë e shitjes së narkotikëve në doza, duke synuar kryesisht zonat pranë institucioneve arsimore dhe hapësirat publike.

Në mesin e 13 të arrestuarve janë edhe tre persona me precedentë kriminalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç, M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër, si dhe A. S., 21 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, Policia ka sekuestruar 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe paketuar në qese farmaceutike.

Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar dy automjete, 14 telefona celularë, tri peshore elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për paketimin dhe shpërndarjen e drogës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa 13 të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali