
Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës nga një person ndaj ish-bashkëshortes së tij, bën të ditur policia.
Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shqetësuar vazhdimisht, duke shkelur distancën e caktuar me urdhër mbrojtës të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Ajo po ashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Ngacmim“ dhe “Mospërfillje e Gjykatës“.
“I dyshuari i moshës 40 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.
Burimi: Insajderi