Shkoi në Polici për problem me qiradhënësin – përfundon duke sulmuar dy zyrtarë policorë

Shkoi në Polici për problem me qiradhënësin – përfundon duke sulmuar dy zyrtarë policorë

Written by

in

Shkoi në Polici për problem me qiradhënësin – përfundon duke sulmuar dy zyrtarë policorë

Një incident është regjistruar më 12 tetor në Prishtinë, ku një i ri që ishte paraqitur në stacion policor për një problem me qiradhënësin, dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 13:00, Ermal Demeahmeti është paraqitur në Stacionin Policor Jugu, ku gjatë qëndrimit ka shfaqur sjellje agresive dhe nuk ka përfillur urdhrat verbalë të policëve.

Sipas informatave fillestare, zyrtarët kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën, por i dyshuari dyshohet se ka shtyrë me duar njërin polic dhe ka sulmuar tjetrin në fytyrë.

Pas incidentit, ai është dërguar për trajtim në Forenzikën Psikiatrike në QKUK.

Rasti është marrë nga njësitë e hetimeve rajonale, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Për shkak të gjendjes së tij në atë moment, i dyshuari nuk është intervistuar menjëherë dhe mbetet të merret në pyetje në vazhdim.

Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkoi në Polici për problem me qiradhënësin – përfundon duke sulmuar dy zyrtarë policorë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali