Të shtëna me armë në aheng familjar në Ferizaj – sekuestrohet pistoleta “Zoraki” dhe gëzhojat

Të shtëna me armë në aheng familjar në Ferizaj – sekuestrohet pistoleta “Zoraki” dhe gëzhojat

Written by

in

Të shtëna me armë në aheng familjar në Ferizaj – sekuestrohet pistoleta “Zoraki” dhe gëzhojat

Një rast me të shtëna me armë është raportuar mbrëmjen e 12 tetorit në fshatin Surqinë të Ferizajt, ku dyshohet se gjatë një ahengu familjar është përdorur armë zjarri.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 18:30, Policia është njoftuar për të shtëna në rrugën “Ramadan Breznica”.

Në rast është përfshirë Njësiti i Hetimeve, i cili ka siguruar prova relevante nga vendi i ngjarjes dhe ka identifikuar personin që dyshohet se kishte shtënë me armë.

I dyshuari është Erion Breznica, ndërsa nga ai është sekuestruar përkohësisht një pistoletë ZORAKI 917-T, së bashku me karikatorin dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Sipas informatave fillestare, kjo është arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë në aheng familjar në Ferizaj – sekuestrohet pistoleta “Zoraki” dhe gëzhojat appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali