Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit kërkojnë trupa të tjerë

Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit kërkojnë trupa të tjerë

Written by

in

Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit kërkojnë trupa të tjerë

Ka shkuar në 68 numri i personave që kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në Spanjë, aksident që ndodhi të mërkurën.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë mes rrënojave, pas këtij aksidenti fatal hekurudhor, i dyti i këtij lloji në Spanjë brenda këtij viti.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një deklaratë për media pranë vendit të ngjarjes, në jug të Madridit, u shpreh se “e gjithë Spanja” është në zi.

Ndërkohë, Partia Popullore, e cila është në opozitë, ka njoftuar anulimin e të gjitha aktiviteteve të fushatës për ditën e sotme, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Sipas Reuters, Sanchez e ka cilësuar ngjarjen si një “tragjedi e tmerrshme” dhe është zotuar se rasti do të hetohet, ndërsa do të adresohen të gjitha mangësitë që mund të zbulohen gjatë hetimeve. Ai ka shtuar se shkaqet e dy aksidenteve hekurudhore duket se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Nëse duhet të forcojmë më tej sigurinë për të rikthyer besimin te sistemi ynë hekurudhor me shpejtësi të lartë, do ta bëjmë këtë; sepse është e papranueshme për një vend si Spanja që të përballet me dy aksidente të trenave me shpejtësi të lartë brenda të njëjtit vit”, tha Sanchez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali