Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Written by

in

Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas njoftimit për media, në rendin e ditës janë përfshirë gjashtë pika, ndër to shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026 dhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
  6. Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali