Shpërthim me eksploziv në një automjet tip “Benz” në një garazh në Lezhë

Shpërthim me eksploziv në një automjet tip “Benz” në një garazh në Lezhë

Written by

in

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate në ambientet e një garazhi në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës. Policia njofton lënda plasëse në një automjet tip “Benz”, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. (A2 Televizion)