
Të paktën 10 nxënës janë vrarë dhe 110 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një shkolle në Asadabad, në provincën Kunar të Afganistanit.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes, pranë shkollës nëntëvjeçare “Shagai”, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të qeverisë talebanes.
Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia në një depo të lëndëve plasëse, që u përkiste kompanive minerare në zonë.
Ndërkaq, rreth 15 të plagosur vazhdojnë të marrin trajtim në spital, ndërsa të tjerët janë liruar pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit janë duke vazhduar.
Burimi: Insajderi