
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka përmbyllur procedurat e prokurimit dhe ka dhënë kontratat për furnizim me materiale të dedikuara për trajtimin e rasteve të sulmit në tru (stroke), të cilat do të shërbejnë për nevojat e Klinikës së Radiologjisë.
Bazuar në njoftimin zyrtar për dhënie të kontratës, të përgatitur më 19 nëntor 2026, vlera e përgjithshme e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit ka qenë 985 mijë e 400 euro.
Në këtë procedurë prokurimi janë pranuar gjithsej pesë tenderë, ndërsa furnizimi është ndarë në disa lote. Në mesin e operatorëve ekonomikë që janë shpallur fitues figurojnë kompanitë “Agani L.t.d” SH.P.K., “AGS Corporation” SH.P.K. dhe N.T.P. “OPHARM”.
Sipas të dhënave të publikuara, për lotet e para operatori “Agani L.t.d” ka siguruar kontratën në vlerë prej 23 mijë e 976 eurosh, teksa kompania “AGS Corporation” ka fituar disa lote me vlera të ndryshme.
Sa i përket vlerës më të lartë individuale të evidentuar në këtë njoftim, kontrata i është besuar operatorit N.T.P. “OPHARM”, i cili ka fituar lotin e 14-të në vlerë prej 219 mijë e 150 eurosh.
Marrëveshjet e lidhura me operatorët përfitues do të kenë kohëzgjatje 12-mujore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali