SHSKUK-ja reagon pas arrestimit të drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, paralajmëron masa

SHSKUK-ja reagon pas arrestimit të drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, paralajmëron masa

Written by

in

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve lidhur me arrestimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, nën dyshimin për dhunë në familje.

Në një njoftim për media, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se Drejtoria e Përgjithshme ka autorizuar Zyrën Ligjore që t’u drejtohet zyrtarisht organeve kompetente për të verifikuar urgjentisht pretendimet e raportuara, njofton Dukagjini.

SHSKUK-ja i ka cilësuar këto raportime si jashtëzakonisht shqetësuese, duke theksuar se dhuna në çfarëdo forme është e dënueshme dhe nuk tolerohet në asnjë rrethanë.

SHSKUK-ja ka paralajmëruar se, pas pranimit të informacioneve zyrtare nga organet kompetente, do të ndërmarrë masat më të rrepta administrative dhe ligjore ndaj drejtorit në fjalë.

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi gruan se do t’i ndodhë e njëjta sikur Arlinda Zekajt

Burimi: Dukagjini