Shtatë raportime për dhunë në familje brenda një dite në Kosovë

Shtatë raportime për dhunë në familje brenda një dite në Kosovë

Written by

in

Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Lipjan, Viti, Kaçanik dhe Gjakovë, ndërsa të përfshirë në këto ngjarje janë gra dhe burra.

Numri më i madh i raportimeve është shënuar në Prishtinë, ku janë evidentuar tri raste të ndara. Në dy prej tyre, dy burra dyshohen për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj grave, ndërsa në rastin tjetër një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Në Lipjan, dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje, e cila ka marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, në Viti është raportuar një rast ku një burrë ka kërkuar trajtim mjekësor për lëndimet që dyshohet se ia ka shkaktuar një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa nga ai është konfiskuar edhe një mjet që dyshohet se është përdorur në rast.

Në Kaçanik, një burrë është arrestuar nën dyshimin për dhunë fizike ndaj një gruaje, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Një tjetër rast është regjistruar në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Sipas Policisë, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Lidhur me këto raste, disa nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa në rastet e tjera, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe procedurat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Burimi: RTKLive