Shtatë raste të dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit, dyshohet edhe për shkelje të urdhrave mbrojtës

Shtatë raste të dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit, dyshohet edhe për shkelje të urdhrave mbrojtës

Written by

in

Shtatë raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Dy nga rastet janë raportuar për mosrespektim të urdhrave mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Në Fushë Kosovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se, pavarësisht urdhrit mbrojtës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës duke iu afruar adresës së banimit të viktimës. Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, tri raste të tjera janë raportuar nën veprën penale të dhunës në familje.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është kanosur verbalisht nga një burrë, i cili aktualisht është në kërkim policor.

Në Lipjan, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje me një burrë. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe, me vendim të prokurorit, është liruar.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku pas intervistimit të palëve, ato janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente.

Burimi: Dukagjini