Shtetasi polak arrestohet në Besi të Prishtinës, dyshohet se vodhi 395 euro nga arka e një dyqani

Shtetasi polak arrestohet në Besi të Prishtinës, dyshohet se vodhi 395 euro nga arka e një dyqani

Written by

in

Një shtetas polak është arrestuar në fshatin Besi të Prishtinës, nën dyshimin se ka vjedhur 395 euro nga arka e një dyqani.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 12:30, kur i dyshuari, shtetas polak, dyshohet se ka marrë paratë nga arka e biznesit.

Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura në raportin policor. /Telegrafi/