
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin e startimit të njësisë A4 të Termocentralit Kosova A.
Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë kësaj faze, e cila përfshin ngrohjen graduale të kaldajës dhe stabilizimin e procesit të djegies, tymi nga oxhaku mund të jetë përkohësisht më i dukshëm.
Bëhet e ditur se kjo fazë teknologjike pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë, ndërsa KEK ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të zonës dhe të Komunës së Obiliqit.
Pas përfundimit të procedurave të startimit, njësia A4 pritet të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik dhe gradualisht të kalojë në operim të qëndrueshëm.