Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës kanë shënuar sukses në arenën ndërkombëtare, duke fituar vendin e parë në kategorinë Archicad Prize në konkursin prestigjioz Inspireli Awards 2026.
Projekti i tyre “THE CRACK – Connected” u vlerësua me çmimin kryesor në këtë kategori, në mesin e 2.801 projekteve pjesëmarrëse nga 108 shtete të botës, në edicionin e 11-të të këtij konkursi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 24 tetor në Pragë të Çekisë, ku u shpallën fituesit e garës ndërkombëtare që promovon talentin dhe kreativitetin në fushën e arkitekturës.
Ekipi fitues përbëhet nga Argeta Zekaj, Blerta Kaqorraj, Dafina Ahmetaj, Doruntina Sylejmani dhe Florian Shala.
Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për studentët, Fakultetin e Arkitekturës dhe Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar potencialin e të rinjve kosovarë për t’u dalluar në konkurse prestigjioze ndërkombëtare.
Fitimi i çmimit në një garë me pjesëmarrje nga 108 shtete e vendos projektin e studentëve të Prishtinës në mesin e punimeve të vlerësuara në këtë edicion të Inspireli Awards 2026./Telegrafi/