Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë nga rektori Hajrullahu të tërheqë emailin dhe të kërkojë falje

Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë nga rektori Hajrullahu të tërheqë emailin dhe të kërkojë falje

Written by

in

Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas pakënaqësive lidhur me mënyrën e komunikimit të rektorit Arben Hajrullahu me studentët.

Protesta është organizuar pas një emaili të dërguar nga rektori, të cilin studentët e kanë interpretuar si kërcënues.

Gjatë protestës, njëri nga studentët i është drejtuar drejtpërdrejt rektorit Hajrullahu, duke i kërkuar që ta tërheqë emailin dhe të kërkojë falje.

Studenti ka kundërshtuar edhe krahasimin që, sipas tij, rektori ua ka bërë studentëve me “regjimin serb”, duke e konsideruar një gjuhë të papranueshme ndaj tyre.

Ndërkaq, rektori Arben Hajrullahu i ka ftuar protestuesit që të hyjnë në objektin e Rektoratit për të zhvilluar dialog.

Ai ka thënë gjithashtu se Policia nuk ka çfarë të kërkojë në oborrin e Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar që situata të trajtohet përmes komunikimit dhe dialogut.