Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Written by

in

Suedia rikthen kontrollet kufitare për gjashtë muaj, shkak kërcënimet e sigurisë nga Rusia

Suedia ka vendosur të rikthejë kontrollet kufitare të brendshme për një periudhë gjashtëmujore, pas vlerësimit se ekziston një kërcënim serioz për rendin publik dhe sigurinë e brendshme.

Vendimi është bërë i ditur të enjten nga qeveria suedeze, e cila ka theksuar se ky vlerësim lidhet kryesisht me situatën e rënduar të sigurisë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Sipas njoftimit zyrtar, lufta në Ukrainë ka nxitur kërcënime hibride, ndërsa aktorë armiqësorë po lëvizin dhe veprojnë brenda zonës Shengen.

Kontrollet kufitare do të hyjnë në fuqi më 12 nëntor 2026 dhe do të vazhdojnë deri më 11 maj 2027, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë së brendshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali