Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Written by

in

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, rast i cili ka ndodhur pasditen e datës 4 nëntor 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti.

KGjK thekson se “sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i dënon fuqishëm ato”.

“Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, ka thënë KGjK-ja.

Këshilli tha se mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik.

Njëkohësisht, KGjK u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore. /Klankosova.tv