Sunderland befason Chelsean

Sunderland befason Chelsean

Written by

in

Vendasit i dhanë fund serisë prej shtatë ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa për Chelsean kjo ishte një tjetër humbje zhgënjyese në udhëtim.

Pjesa e parë ishte relativisht e qetë, por Sunderland arriti të krijojë disa raste të rrezikshme. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 30-të, kur Levi Colwill shkaktoi penallti ndaj Brian Brobbey.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Enzo Le Fée, i cili mposhti portierin Mike Penders dhe i dha epërsinë skuadrës vendase.

Chelsea tentoi të reagojë, por nuk arriti të krijojë rrezik të mjaftueshëm para portës kundërshtare. Trajneri Xabi Alonso provoi të ndryshonte rrjedhën e takimit me disa zëvendësime, duke aktivizuar edhe Estevaon e më pas Danny Welbeckun.

Megjithatë, londinezët nuk arritën ta gjenin golin e barazimit. Rasti më i mirë për ta erdhi në kohën shtesë, kur Welbeck pati mundësinë të shënonte, por nuk arriti ta konkretizonte.

Në anën tjetër, Sunderland ishte pranë golit të dytë, por Wilson Isidor u ndal nga portieri Penders.

Me këtë fitore, Sunderland i dha fund serisë negative dhe u largua nga pozitat e fundit të tabelës, ndërsa Chelsea pësoi një tjetër goditje në garën për pikë në Premierligë.

Burimi: RTKLive