Super goli i Fede Valverdes që “heshti” ekipin grek në minutat shtesë

Super goli i Fede Valverdes që “heshti” ekipin grek në minutat shtesë

Written by

in

Super goli i Fede Valverdes që “heshti” ekipin grek në minutat shtesë

Real Madridi ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj AEK Athinës, në ndeshjen e zhvilluar në Greqi, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 12-të, me golin e Aboubakary Koitës, pas asistimit të Luka Joviqit, shkruan Insajderi.

Jude Bellingham barazoi shifrat në minutën e 32-të, por AEK-u arriti ta rikthejë epërsinë në pjesën e dytë.

Real Madridi reagoi sërish dhe Kylian Mbappe realizoi për 2:2, duke e mbajtur skuadrën madrilene në lojë për fitoren.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Fede Valverde. Mesfushori uruguaian, i inkuadruar nga banka rezervë, realizoi një gol spektakolar në minutat shtesë, duke vulosur fitoren 2:3 të Real Madridit. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi