Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Written by

in

Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se ministrja duhet të marrë përgjegjësi morale për rastin, duke kritikuar Qeverinë për mungesë të veprimeve konkrete.

“Znj. Gërvalla, sot minimumi i minimumit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale. Si reflektim i përgjegjësisë dhe i ndjeshmërisë së kësaj Qeverie, znj. Gërvalla sot do të duhej të jepte dorëheqje”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se në këtë situatë nuk mjaftojnë diskutimet, por nevojiten përgjegjësi dhe veprime konkrete nga institucionet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali