
Dy të rinj nga komuna e Rahovecit, Leart Morina nga Sapniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani.
Familja Morina ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Leartit i cili ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare, do të mbahet të premten, më 20 nëntor, njofton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të familjes, lamtumira e fundit të riut do t’i jepet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq.
