
Pesë persona kanë mbetur të vrarë pas një incidenti me të shtëna armësh në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov të Polonisë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe zyrtarë policorë.
Sipas policisë së rajonit të Malopolskës, incidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, sipas kohës lokale, kur një person ka hyrë me automjet në shesh dhe ka filluar të qëllojë ndaj njerëzve të rastësishëm nga vetura.
Policia ka bërë të ditur se autori është qëlluar nga zyrtarët policorë dhe më pas është dërguar në spital.
Rrethanat dhe motivet e këtij incidenti të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po merren me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali