Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur më 1 nëntor, nga ora 14:00 deri në 14:10, kur policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, po ashtu mashkull kosovar, por fatmirësisht nuk e ka qëlluar atë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, e cila është sekuestruar nga policia si provë materiale.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/