Tensione në familjen e Dolly Parton, nipi del në mbrojtje të motrës pas largimit nga muzeu

Tensione në familjen e Dolly Parton, nipi del në mbrojtje të motrës pas largimit nga muzeu

Written by

in

Përplasjet brenda familjes së Dolly Parton duket se po vazhdojnë edhe pas vdekjes së këngëtares.

Nipi i saj, Bryan Seaver, ka dalë në mbrojtje të motrës, Rebecca Seaver, pas raportimeve se ajo është larguar nga posti i drejtoreshës ekzekutive të muzeut “Life of Many Colors”, që ndodhet në hotelin SongTeller në Nashville.

Përmes një postimi në Facebook, Bryan shprehu krenarinë për punën e së motrës në krijimin e arkivit dhe muzeut kushtuar Dolly Parton, shkruan DailyMail.

Ai gjithashtu mohoi çdo armiqësi mes anëtarëve të familjes, duke theksuar se i mbështet si Rebeccën, ashtu edhe kushërirën e tij Danielle Parton.

Sipas raportimeve të TMZ, Rebecca dhe punonjësit që ajo drejtonte janë larguar nga muzeu, i cili ishte hapur më 29 shtator.

Ajo kishte punuar për realizimin e ekspozitës së bashku me motrën e Dolly-t, Rachel Parton George.

Ndërkohë, edhe vetë Bryan Seaver është përfshirë në një konflikt ligjor me Danny Nozell, menaxherin e pasurisë së këngëtares.

Bryan, i cili më parë drejtonte sigurinë e pronave dhe bizneseve të Parton, u largua nga pozicioni në shtator.

Nozell e ka akuzuar për kërcënime, ndërsa Seaver i ka mohuar ato dhe ka pretenduar në dokumentet gjyqësore se mesazhet janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Në qendër të mosmarrëveshjes është edhe një pagesë prej 251 mijë dollarësh për shërbimet e sigurisë, e cila, sipas Seaver, i është paguar më vonë kompanisë së tij.

Ai ka pretenduar gjithashtu se kishte ngritur shqetësime për probleme të sigurisë dhe vonesa në hotelin SongTeller. /Telegrafi/