Protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie.
Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë bashkuar në protestë, studentët kanë shprehur kundërshtimin e tyre për tu bashkuar.
Mësohet se ky bashkim është shoqëruar fillimisht me një incident, ku dy persona kanë pasur një debat të ashpër.
Megjithatë, situata është qetësuar shpejt falë ndërhyrjes së protestuesve të tjerë që ndodheshin në shesh.
Studentët kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre.
Të rinjtë janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike. /euronews.al/
– YouTube youtu.be