
Një rast i përdorimit të armës është raportuar më 27 nëntor 2026, rreth orës 11:00, në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës.
Sipas raportit të policisë, një burrë ka denoncuar se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh, një person i dyshuar i kishte drejtuar armën dhe kishte tentuar të qëllonte në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur.
I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë këtij rasti është sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.