Tërmet me magnitudë 4.7 godet ishullin e Kretës në Greqi

Tërmet me magnitudë 4.7 godet ishullin e Kretës në Greqi

Written by

in

Tërmet me magnitudë 4.7 godet ishullin e Kretës në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur të hënën ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet janë regjistruar në orën 18:49, rreth 56 kilometra në juglindje të Goudouras, në një thellësi prej më shumë se 29 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Kreta ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, për shkak të përplasjes së pllakave tektonike evropiane dhe afrikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali