Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

Written by

in

Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

Presidentja Shiroka Pula ka shprehur tronditjen e saj për vrasjen e një gruaje në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit.

Në reagimin e saj, ajo ka kërkuar nga organet kompetente që, përveç hetimit të rrethanave të vrasjes dhe përgjegjësisë penale të personave të dyshuar, të shqyrtojnë edhe mënyrën se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe veprimet e institucioneve që kishin detyrim ligjor për ta mbrojtur atë.

Pula ka theksuar rëndësinë e sqarimit nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e sigurisë së viktimës.

Ajo ka nënvizuar se çdo sinjal për rrezik, kërkesë për ndihmë apo ankesë për mosveprim institucional duhet të trajtohet me seriozitet maksimal, duke e cilësuar mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve si detyrim të panegociueshëm të institucioneve.

Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që të gjitha rrethanat e rastit të hetohen dhe përgjegjësitë eventuale të përcaktohen.

“Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit”, ka theksuar Pula, duke shtuar se çdo dyshim për dështim institucional në përmbushjen e detyrimit për mbrojtjen e grave duhet të marrë përgjigje të qartë.

Në fund të reagimit, ajo ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës dhe të gjithë të afërmit e saj, duke ritheksuar se mbrojtja e jetës së grave është përgjegjësi themelore e institucioneve dhe se nuk mund të ketë kompromis kur jeta e tyre vihet në rrezik.

Burimi: Sinjali