Tifozët tentojnë të përleshen në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Tifozët tentojnë të përleshen në Gjilan, lëndohen tre policë gjatë ndërhyrjes

Written by

in

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë ndërhyrjes për të parandaluar një përleshje mes tifozëve të dy ekipeve të futbollit në Gjilan.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

“Më datën 04.11.2026, rreth orës 13:50, gjatë sigurimit të një ndeshjeje futbollistike në qytetin e Gjilanit, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja, tifozët e të dyja ekipeve garuese kanë tentuar të përleshen fizikisht ndërmjet vete, me ç’rast është dashur ndërhyrja e njësive policore për parandalimin e përshkallëzimit të situatës”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ndërhyrjes janë lënduar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan. Sipas raportit mjekësor, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Osmani.

Burimi: RTKLive