
Tifozi i Interit, Naim Beqiri tha se skuadra italiane u mposht nga Club Brugge pasi ekipi i drejtuar nga Chivu nuk ishte mirë i organizuar.
Ai tha se humbja nga skuadra belge me rezultat 3-4, erdhi pas koordinimit jo të mirë mes mbrojtjes dhe mesfushës.
“Pas çdo humbje normal që ne tifozët e Interit nuk ndihemi mirë, por loja ishte shumë e paorganizuar mbrëmë. Club Brugge nuk na mposhti se luajti më mirë, por mbrojta nuk ishte e koordinuar me mesfushë dhe nuk shkoi si duhet”, tha ai.