
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa në të është përfshirë një veturë.
Përveç lëndimeve të personit, nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale në veturë.