
Një shpërthim i fuqishëm pranë një shkolle në provincën Kunar, në Afganistanin lindor, ka lënë të vdekur shtatë nxënës dhe ka plagosur deri në 99 persona, sipas autoriteteve lokale.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Andarsir, në distriktin Asadabad, ndërsa raportimet fillestare sugjerojnë se shpërthimi ka origjinën nga një depo ku ruheshin eksplozivë të kompanive minerare, pranë shkollës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të talibanëve, Abdul Mateen Qani, ka bërë të ditur se autoritetet janë duke hetuar rastin dhe se informacione të tjera do të publikohen pas përfundimit të hetimeve.
Sipas raportimeve, të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale për trajtim, ndërsa disa prej tyre kanë marrë lëndime të rënda. Provinca Kunar, e cila kufizohet me Pakistanin, është zonë ku zhvillohen aktivitete të shumta minerare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali