Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës

Written by

in

Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës

Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka zgjedhur tre ekspertë që do jenë pjesë e kësaj trupe hetuese.

Bashkë me deputetët në mandatin e Komsionit, në kuadër të zbardhjes së rrethanave rreth vrasjes së Zekajt, do angazhohen, Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq.

Këta kandidatë u votuan me shumicë votash.

Emina Avdyli Buzhala mori 6 vota pro dhe do të operojë në fushën penale, Besarta Breznica mori 8 vota pro dhe do të veprojë në lëminë e dhunës në familje me bazë gjinore dhe Skender Kandiq mori 5 vota pro dhe do të punojë në pjesën sociale.

Kështu njoftoi kryetari i këtij komisionit, Burim Ramadani.

“Në emër të Komisionit, ju njoftojmë se zonja Emina Avdyli Buzhala, Besarta Brezniva dhe Skender Kandiq që janë përzgjedhu rme shumicë të votave në punën e tyre profesionale, mbështetëse për Komisionin”, tha Ramadani, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Më 29 tetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Arlinda Zekaj u vra më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.