KOK: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

KOK: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Written by

in

Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se ende ekziston rreziku që Kosova të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Pas mbledhjes së 17-të të Bordit Ekzekutiv, KOK-u bëri të ditur se janë shqyrtuar zhvillimet në Komitetin Organizativ dhe letrat e pranuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Në javët në vijim pritet të mbahet një takim në Athinë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe ICMG-së, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë, Komunës dhe KOK-ut.

Shqetësimet janë shtuar edhe pas publikimit të një letre të ICMG-së, dërguar ministrit të Sportit, Blerim Gashani, më 5 nëntor 2026, përmbajtja e së cilës ngre pikëpyetje serioze për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Burimi: Dukagjini