Rasti ka ndodhur të hënën, më 16 nëntor, rreth orës 12:35, kur njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa të huaja, në të cilën ndodheshin tre të dyshuarit.
Sipas Policisë, dyshohet se ata kanë hyrë nga territori i Serbisë në Kosovë, jashtë vendkalimit kufitar.
Pas intervistimit dhe inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Burimi: RTKLive
