Trump largohet nga Kina pas takimit me Putinin dhe Xi-në, e paqartë nëse u arrit diçka

Trump largohet nga Kina pas takimit me Putinin dhe Xi-në, e paqartë nëse u arrit diçka

Written by

in

Trump largohet nga Kina pas takimit me Putinin dhe Xi-në, e paqartë nëse u arrit diçka

Presidenti amerikan, Donald Trump, është larguar nga Kina pas një takimi rreth 90-minutësh me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë kinez, Xi Jinping, në qytetin Shenzhen.

Takimi mes tre liderëve është cilësuar si një zhvillim me rëndësi të veçantë. Gjatë bisedimeve, Xi ka thënë se ato kishin “rëndësi të jashtëzakonshme”, ndërsa Trump ka deklaruar se po “bënin vërtet histori”.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka theksuar se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një “përgjegjësi të përbashkët” për “ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Siç shkruan BBC, një takim i tillë mes tre liderëve do të kishte qenë i paimagjinueshëm deri jo shumë kohë më parë.

Para takimit të përbashkët, Trump ka zhvilluar edhe takime të ndara dypalëshe me Putinin dhe Xi Jinpingun. Gjatë qëndrimit në Kinë, ai e ka cilësuar udhëheqësin rus si “mikun e tij”.

Ndërkaq, pas takimit me presidentin kinez, Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Kina dëshirojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali