
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia. Por ka edhe raste tjera, kur të njëjtit vendosin që të dorëzohen në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në në marketin “Viva Fresh”, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur disa çokollata.
Në pamjet e siguruara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, shihet se si njëri prej tyre fillimisht kontrollon terrenin dhe shikon përreth, ndërsa më pas merr çokollatat nga rafti dhe i fsheh brenda rrobave.
Pas kësaj, të dy largohen nga marketi pa kryer pagesën për produktet e marra.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali