Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha se “rrugët e sheshet e Prishtinës do të jenë të mbushura me protestues nëse ministrat nuk japin dorëheqje”.
“Nëse këta (ministrat), nuk japin dorëheqje, rrugët dhe sheshet e Prishtinës kanë me qënë të mbushura derisa të dorëhiqen”, tha Mjeku.
“Shteti ka ultimatum, i ka 24 orë nga sonte që me i shkarku ministrat dhe me trajtu femicidin si urgjencë kombëtare. Jemi duke u folë për jetët e grave që po trajtohen si numra dhe statistika edhe sa po vriten”, shtoi Mjeku.
“Rrugët kanë me qenë të mbushura”, tha aktivistja.