“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

Written by

in

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

Përveç Prishtinës, nesër protestë do të ketë edhe në qytetin e Pejës.

Në këtë protestë, do të kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pas problemeve me ish-bashkëshortin.

Kjo protestë thirrur për të premten në orën 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Pejë.

Në protestat në Prishtinë, qytetarët dhe aktivistet gra kanë kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Përvëç suspendimeve që tashmë kanë ndodhur, protestuesit kanë kërkuar dorëheqje dhe shkarkime, duke përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /Klankosova.tv