Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.
Hoxha realizoi në fitoren e rëndësishme të Rubin Kazanit ndaj Zenitit, me rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit rus.
Futbollisti 24-vjeçar shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 67-të, duke vulosur triumfin e Rubin Kazanit ndaj një prej skuadrave më të forta të kampionatit.
Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj u inkuadruan në lojë në minutën e 60-të, ndërsa Nazmi Gripshi e ndoqi takimin nga banka e rezervistëve.
Ky ishte një moment i rëndësishëm për Hoxhën, i cili javën e kaluar ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit, që përfundoi me rezultat 0-0./Telegrafi/