
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një fjalosjeje.
Sipas raportit policor, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor pas incidentit, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.