
Një veturë është rrokullisur mesditën e sotme në fshatin Rekë e Allagës, në Rugovë të Pejës, pasi ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Rasti është raportuar rreth orës 11:40, ndërsa Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për aksidentin.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se vetura ka rrëshqitur dhe është rrokullisur, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali