
Vetura ikonike nga filmi Batman Returns (1992), me regji të Tim Burton, ka dalë në ankand me një çmim të përfolur prej 5 deri në 7 milionë eurosh.
Ky automjet është elegant, me shkëlqim dhe me një gjatësi prej rreth 6 metrash, transmeton Klankosova.tv
Makina shfaqet në disa prej sekuencave të filmit.
Një nga skenat më të paharrueshme është ajo ku personazhi i Pinguinit, i luajtur nga Danny DeVito, merr kontrollin e veturës dhe e drejton atë me shpejtësi nëpër rrugët e Gotham City-t.
Përveç dizajnit mahnitës, makina mishëron estetikën gotike që Tim Burton sjell në universin e Batman-it.
Megjithatë, pronari i ardhshëm i këtij automjeti do të ketë disa kufizime në mënyrën se si mund ta përdorë atë.
Sipas marrëveshjes me Warner Bros., vetura nuk lejohet të përdoret për qarkullim në rrugë . /Klankosova.tv