Ai ka theksuar se fruthi është sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe telashe shëndetësore, dhe se, vaksinimi është mënyra më e sigurt për mbrojtjen nga fruthi.
‘’Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë. Sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje. Lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt siç e kemi bërë me gjenerata. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar’’, ka deklaruar Vitia.
Burimi: RTKLive
