
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për ndalimin dhe eliminimin e plotë të armëve bërthamore, duke theksuar nevojën për krijimin e një bote pa këto armë.
Gjatë deklaratave të tij drejtuar presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, Xi i cilësoi armët bërthamore si një kërcënim të vazhdueshëm për njerëzimin.
“Armët bërthamore janë një ‘shpatë e Damokleut’ që qëndron e varur mbi njerëzimin dhe duhet të ndalohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të eliminohen plotësisht, me synimin përfundimtar të krijimit të një bote pa armë bërthamore”, deklaroi Xi, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Xinhua, raporton Reuters.
Ai theksoi gjithashtu se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë, duke bërë thirrje që të ndërmerren të gjitha përpjekjet për parandalimin e saj.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar më herët se çarmatimi bërthamor ishte një nga temat që synonte ta diskutonte me liderin kinez dhe atë rus. /Klankosova.tv